Dje i shoqi u nda nga jeta, gazetarja shqiptare mesazh rrëqethës
Edita Ahmeti, gazetarja e njohur e Radio Televizionit të Kosovës, ka konfirmuar ditën e sotme vdekjen e bashkëshortit të saj Alfons Ahmeti.
41-vjeçari humbi jetën mëngjesin e ditës së djeshme rreth orës 5:45 minuta në rrugën magjistrale Shkup –Bllacë ku u përplas me një kamion, teksa po kthehej nga Maqedonia.
Gazetarja me anë të një statusi në Facebook ka shprehur dashurinë, duke u përpjekur të mposhtë dhimbjen. Si duket dashnitë ma të sinqerta shuhen herët e zoti po i mirrte herët ata më të mirët pranë vetes.. Sot humba zemrën teme, shokun ma të mirë e udhërrëfyesin ma të mirë të jetës… Tash po e kuptoj fjalinë -Njeri është ma i fortë se guri…Të dua përgjithmonë dashnia jeme e jetës”, ka shkruar ajo.
Bsahkëngjitur, ajo ka shtuar dhe fotografitë e tyre, së bashku me djalin dhe vajzën, por ka shpërndarë dhe një screenshot të bisedës së tyre më të fundit në Viber.