Albspirit

Media/News/Publishing

Hakmarrja për Arta Daden, se kërkoi zgjedhje për kryetarin e PS

Kur Edi Ramës i mbaroi mandati si kryetar i PS, ishin tre deputetët që ngritën zërin publikisht për zhvillimin e zgjedhjeve. Ben Blushi, që kërkonte një shans për të kandiduar, Mimoza Hafizi deputetja që iu bashkua atij tek LIBRA dhe Arta Dade, një nga figurat tradicionale të PS.

Bashkë me Hafizin, Dade i drejtoi një letër publike kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçit, ku i kërkonte të caktonte datën e zgjedhjeve në PS. Siç dihet, Rama preferoi të zhvillonte një referendum që shmangu garën dhe përballjen më Blushin. Por Blushi dhe Hafizi i paraprinë ndëshkimit të Edi Ramës dhe këto zgjedhje dalin para votuesve nën siglën e LIBRA. Dade preferoi të qëndronte në PS. Duke marrë parasysh eksperiencën e saj në politikë, postet që ka mbajtur prej më shumë se 20 vitesh dhe karrierën e gjatë politike, nuk e ka menduar hakmarrjen e Edi Ramës, që e ka lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë anëtaren e Kryesisë së PS, e cila guxoi ta kundërshtonte, kur të gjithë heshtën për mungesën e zgjedhjeve.

Në letrën që dërgoi në atë kohë, deputetja socialiste kërkonte që kandidatët në garë të paraqesin platformat e tyre dhe zgjedhjet të mbaheshin sipas statutit.

Letra kishte edhe nënshkrimin e deputetes Mimoza Hafizi.

“Të nderuar anëtare të Asamblesë Kombëtare PS,

Bashkëlidhur ju dërgojmë letrën nisur për  Kryetarin e Asamblesë Kombëtar, Gramoz Ruçi, përmes së cilës kërkojmë përfshirjen e propozimeve tona në rendin e ditës së Kongresit Zgjedhor PS, 19 Mars 2016, sipas procedurave dhe rregulloreve të miratuara. Besojmë se do bashkoheni me kërkesën tonë.

Arta Dade

Mimoza Hafizi

Anëtare të Asamblesë Kombëtare”

Please follow and like us: