Hojt Li shtërngon duart me Ahmetin, mbështetje të madhe nga SHBA
Zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hoyt Brian Yee, ka shtërnguar duartë me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Siç shihet Li i jep mbështetje të madhe Ahmetit pas formimit të shumicës palamentare me LSDM-në e Zaevit.
SHBA ishte e para që njohu kryeparlamentarin shqiptar Talat Xhaferin e BDI-së pas formimit të shumicës parlamentare dhe rrëzimit të VMRO-së.
Ndryshe agjenda e tij parasheh takime intensive me të gjithë liderët e partive politike parlamentare. Por bie në sy në agjendë edhe takimi me kryeparlamentarin e ri Talat Xhaferi dhe me presidentin Gjorge Ivanov. Ky i fundit paraprakisht nuk ishte paraparë në agjendë, por në njoftimin e ambasadës figuron emri i tij. Ivanov gjithashtu kishte paralajmëruar se nuk do të kishte kohë për ta takuar zyrtarin amerikan. Por burime jozyrtare theksuan se Ivanov i ka rënë pishman, duke u frikësuar se kjo sjellje me diplomatë amerikan do të ketë pasoja./TetovaSot/