Ja plani i “buldozerit” amerikan në Shkup
Ambasada e SHBA-ve në Shkup tregon se Hoyt Brian Yee, zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi një ditë para vizitës së paralajmëruar vjen në Maqedoni.
Formimi i Qeverisë së re, konfirmimi i Talat Xhaferit si kryeparlamentar dhe zbardhja e dhunës së të enjtes në Kuvend janë çështjet që janë pjesë e agjendës së “buldozerit” diplomatik amerikan, i cili nuk është ndryshuar nga administrata e Trump.
Agjenda e tij parasheh takime intensive me të gjithë liderët e partive politike parlamentare. Por bie në sy në agjendë edhe takimi me kryeparlamentarin e ri Talat Xhaferi dhe me presidentin Gjorge Ivanov. Ky i fundit paraprakisht nuk ishte paraparë në agjendë, por në njoftimin e ambasadës figuron emri i tij. Ivanov gjithashtu kishte paralajmëruar se nuk do të kishte kohë për ta takuar zyrtarin amerikan. Por burime jozyrtare theksuan se Ivanov i ka rënë pishman, duke u frikësuar se kjo sjellje me diplomatë amerikan do të ketë pasoja.
Në takimet me krerët e partive janë paraparë takime me Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi dhe Menduh Thaçi, si dhe me pёrfaqёsues tё shoqёrisёcivile dhe komunitetit diplomatik.
Pas realizimit të takimeve, zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit Yee të hënën pasdite do të jap deklarata për epilogun e takimeve në Shkup.