Albspirit

Media/News/Publishing

Kandidatja për presidente në Francë sulmon Zinedine Zidane

Kandidatja e ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen, iu është kundër përgjigjur trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili kishte folur kundër saj para raundit të dytë, ku ajo përballet me social-liberalin Emmanuel Macron.

Le Pen ka thënë se ajo që ka deklaruar dje Zidane nuk e ka befasuar, nisur “nga ajo që fiton”

“Me atë që ka fituar, nuk është çudi, – tha Le Pen në një intervistë me kanalin televiziv ‘BFMTV’, kur u pyet në lidhje me pozicionin e trajnerit francez në zgjedhjet presidenciale”, ka thënë ajo.

“Unë mendoj se Zinedine Zidane ka kapital të mjaftueshëm financiar, ndaj do që zgjedhjet të fitohen nga Macron, sepse kështu shpëton pasurinë që ka fituar në sajë të talentit të tij”, tha ajo.

Këto fjalë shërbyen si një përgjigje ndaj deklaratave nga ish-lojtari ndërkombëtar francez, i cili bëri thirrje për të “shmangur në maksimum Frontin Kombëtar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, më 7 maj, sepse ekstremet nuk janë asnjëherë të mira.

Please follow and like us: