Albspirit

Media/News/Publishing

Kërcënohet deputetja shqiptare

Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ka marrë një sërë mesazhesh kërcënuese. Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja, e cila shkruan në rrjetet sociale se mesazhet përmbanin sharje të padëgjuara më parë.

Doda ka publikuar një pjesë të mesazheve kërcënuese, duke thënë se të tilla mesazhe ka marrë në adresën e saj sa herë ka folur për çështjen e shqiptarëve të Iliridës.

“Te dashur miq! Kam marre dhjetra mesazhe kercenimi e sharjesh te padegjuara me pare ne adresen time sa here kam folur per çeshtjen e shqiptareve te Ilirides. Po sjell perpara jush vetem disa prej tyre qe jane ne anglisht sepse ka me qindra ne gjuhen e maqedonsve dhe kete po e bej per nje arsye te vetme.
Kur keto guxojne te kercenojne nje deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit te tyre, mendoni se çfare presioni dhe dhune jane te detyruar te durojne shqiptaret e Ilirides atje nga kafshe mbushur me urrejtje dhe dhune.
Sa per dijenine tuaj shprehje te tilla dhune ekstreme nuk bejne asgje tjeter perveçse me bindin ne drejtesine e kauzes se shqiptareve te Ilirides. #gjithe_shqiptaret_bashke”, shkruan Doda.

Please follow and like us: