Mançevski publikon emrat e sulmuesve të deputetëve në Kuvend
Deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili ishte njëri ndër të sulmuarit mbrëmjen e së enjtes, sot në një konferencë për shtyp publikoi disa fotografi dhe emra, të cilët sipas tij, kanë sulmuar deputetët. Ai tha se do të përgjigjen edhe ata që kanë dhënë urdhër edhe ata që kanë sulmuar.
“PTHP, MPB dhe institucionet kompetente duhet të bëjnë hetim publik dhe trasnparent me qëllim që të zbulohet numri i keqbërësve të cilët ishin pjesëmarrës në këto ngjarje. Nga inçizimet qytetarët masovikisht kanë njohur përmbaruesit e Gruevskit, Mijallkovit, Çavkovit dhe Veljanoskit. Të gjithë ata janë të njohur për deputetët e OBRM-PDUKM-së”, deklaroi Mançevski para gazetarëve.
Ai tha se dhunuesit ishin dërguar në Kuvend që të kryejnë vrasje dhe vepra të rënda kriminele. Mançevski shtoi se bëhet fjalë për skenarë të organizuar të siç e quajti, regjimit në rënie.