Albspirit

Media/News/Publishing

Ndocaj: Qëndroj në opozitë përkrah PD dhe aleatëve

Kreu i PBDKSH-së Eduart Ndocaj përmes një deklarate për mediat ka bërë të ditur përfundimisht qëndrimin e  kësaj partie në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.

Sipas deklaratës, Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar dje bëri një mbledhje të jashtëzakonshme me forumet e saj drejtuese dhe vendosi të mos dorëzojë listën shumëemërore dhe pse është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje.

Deklarata e plotë:

Deklaratë për media

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, dje bëri një mbledhje të jashtëzakonshme me forumet e saj drejtuese dhe vendosi:

Të mos dorëzoji listën shumëemërore dhe pse është regjistruar për të marr pjesë në zgjedhje

Të qëndroi përfundimisht në Opozitë përkrah PD dhe aleatëve

Të mbështes kauzat dhe kërkesat e PD të prezantuar tek ndërkombëtarët për realizimin e zgjedhjeve

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar propozon:

Uljen e palëve për të gjetur një kompromis politik në favor të demokracisë dhe të ardhmes europiane të vendit
2. Ndryshime në Kodin Zgjedhor që të gjitha partitë të kenë mundësi të numërojnë votën e tyre
3. Garanci nga OSBE dhe institucionet e tjera për të monitoruar gjithë procesin zgjedhor

Unë, Eduart Ndocaj, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar jam i shqetësuar për situatën politike në vend dhe këtë e kam shprehur disa herë në institucione dhe për mediat.

Shqipëria nuk meriton modele të gabuara politike, apo lista që nuk përfaqësojnë territorin.

PBDKSH dënon procesin farsë të zgjedhjes së presidentit të Republikës.
Kjo zgjedhje e rëndon më shumë situatën se sa është dhe po ashtu rrëzon iluzionin e Vettingut apo të drejtësisë kundër politikanëve të korruptuar.
PBDKSH ka propozuar që Vettingu duhet të ishte bërë para zgjedhjes së Presidentit dhe kështu figura që të do të mbulonte këtë detyrë shtetërore do të ishte e pastër nga çdo implikim të kaluarës.

Sot, kemi President një person që ka qindra akuza disa të filmuara me zë dhe figurë.

Kjo figurë nuk përfaqëson unitetin e kombit dhe modelin e politikanit të pastër.

Presidenti i Republikës nuk është votuar nga asnjë deputet Katolik.
Komuniteti Katolik përsëri përjashtohet nga proceset e rëndësishme të vendimmarrjes dhe përfaqësimit të Shtetit.

Presidenti i zgjedhur përfaqëson një klan politik që është kundër interesave të vendit dhe qytetarëve, por që kanë metodë punë pasurimin dhe monopolizimin e çdo qelizë të vendit.

Dy gazetar të Shkodrës janë pushuar nga puna nga deputeti i LSI, Agron Çela, sepse kishin bërë status në fb kundër zgjedhjes së Metës President.

Kjo është fryma që ka sjellë në vend zgjedhja e Metës President.

Betejat e mia kanë qenë dhe janë beteja për qytetarët e thjeshtë e të papërfaqësuar.

Betejat e mia janë pro reformës në drejtësi, pro dekriminalizimit dhe kundër formave të manipulimit të zgjedhjeve.

Shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira e demokratike dhe ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë.

Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar kërkon të jetë pjesë e proceseve dhe vendimmarrje politike për gjetjen e një zgjidhje të situatës politike në vend.

Please follow and like us: