Obama: Nëse Trump s’është në gjendje ta mbajë llogarinë e vet në Twitter, s’do të mund t’i përballojë as kodet bërthamore
Donald Trump është President i SHBA-së për rreth 100 ditë tashmë.
Pasi ai u zgjodh president, njerëzit në SHBA filluan të mendonin se si të emigrojnë në Kanada sa që edhe ueb-faqja e këtij departamenti të Kanadasë ra prej sistemi prej kërkesave të mëdha.
Dhe tani njerëzit janë të tmerruar rreth asaj se çfarë mund të bëjë Trump në relacion me Korenë e Veriut, ekonominë dhe mjedisin – dhe nuk është vështirë të dihet pse.
Ky shkrim i Barack Obama mund të shpjegojë mjaft mirë panikun e krijuar. Gjatë ditëve të fundit të fushatës së vitit 2016, raportohej se dikush nga stafi i Trump ia konfiskoi atij llogarinë në Twitter, duke iu dhënë shkrimeve të tij në këtë rrjet social logjikë dhe takt, transmeton Gazeta Express.
Obama kishte komentuar rreth kësaj përderisa po bënte fushatë për Hillary Clinton duke thënë:
“Gjatë dy ditëve të fundit, ata kishin aq pak besim në vetë-kontrollin e tij sa që thanë se do t’ia marrin Twitter-in. Nëse dikush nuk mund ta mbajë një llogari në Twitter, nuk mund t’i mbajë as kodet bërthamore.
Nëse dikush fillon të postojë në Twitter në tre të mëngjesit për shkak se dikush bëri shaka me të, atëherë nuk mund t’i mbajë as kodet bërthamore”, kishte thënë ai.