Albspirit

Media/News/Publishing

“Pas listës së Rilindjes, kjo është lista e opozitës që do ketë përballë”

Vetëm një ditë më parë Partia Socialiste ka bërë të ditur listën e kandidatë për deputetë në të gjithë qarqet e vendit, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Lidhur me lista e publikuara nga PS ka pasur jo pak surpriza dhe reagime. Por ndër reagimet që tërheqin vëmendje padiskutim janë dhe ato që vijnë në radhë të PD, pasi kjo forcë politike ka deklaruar se nuk do të shkojë në zgjedhje dhe se nuk është regjistruar në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.

Por pavarësisht këtij fakti, PD ka zgjedhur të publikojë një listë kandidatësh. E kjo nuk është një listë dosido me emra të njohur politikanësh, të cilët garojnë për një mandat tjetër, por një listë nga ato që tregojnë gjendjen e vërtetë ekonomike të shqiptarëve.

Është kreu i departamentit të politikes se jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, ai i cili ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një listë të qytetarëve që kanë blerë ushqime me borxhe në dyqane.

“Ju tregoj, Listën e Opozitës përballe Rilindjes….për “zgjedhjet” e ardhshme !!!”, shkruan Çollaku.

Please follow and like us: