Pas sherrit me Olti Currin, Top Channel zëvendëson prezantuesit e “Fiks Fare”
Një javë më parë, prezantuesit e “Big Bastards”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu u tallën në emision me opinionistin Olti Curri. Ky i fundit, ia kthehu me të njëjtën monedhë dyshes së aktorëve të “Fiks Fare”, teksa postoi foton e tyre duke u puthur me një diçiturë “therrëse”. Por, vetëm pak orë përpara emisionit të kësaj të shtune, është marrë vendimi për të zëvendësuar Dorin dhe Devisin me një dyshe tjetër. Florian Binaj (polici i Portokallisë dhe Adi Pojana (ish-banor i Big Brother) do të jenë sot në post “Big Brother”. Nuk dihet nëse largimi i prezantuesve të “Fiks Fare” ka lidhje me konfliktin e tyre me blogerin Olti Curri. Por nisur nga pakënaqësia edhe e fansave që i kanë komentuar negativisht në rrjetet sociale, me gjasë ky largim, llogaritet në favor të Oltit.