Albspirit

Media/News/Publishing

Policë nën akuzë për sulmin në parlament në Shkup, pranga shefit të kundërzbulimit

Një ndër katër personat e arrestuar, që u akuzuan për dhunën në Parlamentin maqedonas, është edhe shefi në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Policia në Shkup ka arrestuar 4 nga 15 personat që kërkon Prokuroria publike.

Të 15 personat e dyshuar të cilët po kërkohen Ministria e Punëve të Brendshme, jo-zyrtarisht janë pjesë e grupit që pushtuan ambientet e Kuvendit të Maqedonisë.

Më herët ministri i Brendshëm në Maqedoni u shpreh se dhuna nuk do kishte ardhur nëse policia do ishte me e shpejtë dhe efektive. Gjithashtu ai tha se në radhët e personave që ushtruan dhunë në Kuvend ka dhe pjesëtarë të policisë.

Konflikti në Parlament nisi pasi shqiptari Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Parlamentit, hera e parë për një shqiptar në Maqedoni. Huliganë dhe mbështetës të partisë VMRO-DPMNE të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski pushtuan ambjentet e parlamentit duke shkatërruar gjithçka gjenin para dhe duke rrahur deputetë të partive shqiptare apo dhe LSDM-së. I plagosur dhe me gjak në fytyrë mbeti edhe kundërshtari më i madh i Nikolla Gruevskit, lideri i LSDM, Zoran Zaev. LSDM dhe partitë shqiptare akuzojnë direkt Gruevskin si përgjegjës për sulmin në Parlament.  

Please follow and like us: