Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti Trump sulmon mediat: Fabrika të lajmeve të rreme

100 ditët e para të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë janë mbyllur me përplasje të forta mes presidentit dhe gazetareve.

Trump ka anuluar pjesëmarrjen në darkën tradicionale të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë dhe ka kritikuar mediat duke i quajtur fabrika të lajmeve të rreme.

Presidenti zgjodhi të celebrojë 100 ditët e para të presidencës në Pensilvani, i rrethuar nga mbështetësit tejet entuziast, ndërkohë që jashtë Shtëpisë së Bardhë mijëra persona kanë protestuar për politikat e tij për ndryshimet klimatike.

Në gusht të vitit të kaluar Trump premtoi se në ditën e parë të presidencës, do të niste menjëherë punën për murin me Meksikën i cili mbetet ende larg. Në tetor të 2016 premtoi se do të zëvendësohet plotësisht Obama Care…as kjo nuk ndodhi. Por siç deklaroi vetë presidenti pak ditë më parë për Fox Neës, presidenca ka më shumë punë se sa mendonte Trump.

Please follow and like us: