Albspirit

Media/News/Publishing

Rama e bëri pjesë të listës, ministrja Manastirliu ka një falenderim të veçantë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas përfshirjes në listat e kandidatëve për deputetë të PS në Tiranë.

Ministrja shprehet se është thellësisht e nderuar që u bë pjesë e kësa skuadre fituese.

“Thellësisht e nderuar që Kryesia e Partisë Socialiste më bëri pjesë të skuadrës fituese të PS-në Tiranë, për zgjedhjet e 18 Qershorit.

Privilegj e në të njëjtën kohë pergjegjësi e madhe për të punuar me përkushtim për të justifikuar besimin e socialistëve dhe gjithë shqiptarëve, që tek Partia Socialiste shohin forcën, e cila do të ndërtojë Shqipërinë që të gjithë bashkë ëndërrojmë, për ne dhe fëmijët tanë”, shkruan Manastirliu.

Please follow and like us: