Albspirit

Media/News/Publishing

Trupi i Esad Pashait ende pret të varroset

Shqiptari i Madh, i vrarë në Paris, prej 14 muajsh, shtrihet në morg me të panjohur.

PARIS, 6 gusht – 14 muaj më parë Esad Pasha, u vra në një rrugë në Paris. Sot trupi i tij është ende i shtrirë në morgun komunal, në pritje të varrimit. Askush nuk duket se dëshiron të shqetësohet për të. Askush nga familja e tij ose nga raca e tij nuk duket e gatshme të marrë vështirësite … për të vendosur se ku do të varroset Esadi i Madh. Është më e lehtë ta lene të qëndrojë në këtë depo të ftohtë të morgut komunal me një kosto prej 1 frank e 50 cent në ditë. Në jetën e tij, Essadi llogaritej për diçka. Ai kishte më shumë armiq se pothuajse çdo potencial tjetër ballkanik. Në vendin e tij të Shqipërisë ai ishte më i madhi, ose të paktën figura më spektakolare që është shfaqur me shekuj. Nga gjysma e bashkatdhetarëve të tij ai u vlerësua si shpëtimtar i tyre. Për gjysmën tjetër, kur ata ishin në anën e kundërt të arritjeve të tij, zakonisht ai ishte llogaritur si një qen tradhtar. Në Paris ai jetoi nën një shkëlqimin mbretëror, duke prerë një figurë që shumë mbretër nuk mund të përballojnë në këto ditë të ligështa. Prej nga i rridhnin paratë për të paguar për stilin që mbajti, kjo ishte një mister, por pothuajse të gjitha fatet e Europës Lindore janë misterioze. Më pas në kulm të karrierës së tij pariziane, ndërsa po hynte në një automobil jashtë hotelit të tij për të shkuar në gara, ai u qëllua një të diel pasdite. Njeriu që e gjuajti për vdekje, ishte një student shqiptar. Me qenë se krimi i tij ishte politik ai, më i lumtur se Esadi, është ende gjallë. Dhe Esadi, shpëtimtari i fuqishëm i vendit të tij, miku i Presidentëve dhe i Mbretërve, fati ose fatkeqësia e Ministrave, sipas politikës së tyre, sot është … një figurë e shkëlqyer në shoqërinë e kufomave të zezakëve, në mesin e të varfërve, i mjerë, i panjohur i morgut komunal, pa asnjë ndihmë nga dikush që ta varrosë. Për të pranishmit dhe dhe administratorët e sallës së morgut ai është i njohur si “Nr.17”

The New York Times: 7 gusht 1921

—————

ESSAD PASHA’S BODY STILL WAITS BURIAL

Great Albanian, Shot in Paris 14 Months Ago, Lies With Unknoëns in the Mortuary. PARIS, Aug. 6.—Fourteen months ago Essad Pasha, was murdered in a Paris street. Today his body is still lying in the municipal mortuary, awaiting burial. No one seems to want to worry about him. No one of his family or of his race seems willing to take the trouble …to decide where the great Essad is to be buried. It is easier to let him lie in this cold storage of the municipal mortuary at a cost of 1 franc 50 centimes a day. In his life Essad counted for something. He had more enemies than almost any other Balkanic potentate. In his own country of Albania he was the greatest, or at least the most spectacular figure that has appeared for centuries. By half of his countrymen he was acclaimed as their savior. By the other half he ëas usually accounted, when they were out of reach of his vegeance, as a traitorous dog. In Paris he lived in regal splendor, cutting a figure that many Kings cannot afford in these lean days. Whence he derived the money to pay for the style he maintained was ever a mystery, but nearly all Eastern European fortunes are mysteries. Then in the heyday of his Parisian career he was shot one Sunday afternoon just as he was stepping into an automobile outside his hotel to go to the races. The man who shot him was an Albanian student. As his crime was political he, happier than Essad, is still alive. And Essad the powerful savior of his country, the friend of Presidents and Kings, the favourite or plague of Ministers, according to their policy, popular,…, a splendid figure in the society of half lead and ebony coffin among the poor, wretched, unknown of the municipal mortuary, with none to give him burial. To attendants and and administrators of the stuff, lugubrious hall he is known as “No.17”

The New York Times published: August 7, 1921

Please follow and like us: