“Enver dhe Tito”, ja si parakalonim për 1 majin e 1947
Studiuesi dhe gazetari i Dossier-ëve, Kastriot Dervishi, ka vendosur të na sjellë një kujtim të vjetër se si e ‘festonin’ me parada në Tiranën e vitit 1947 “Ditën e Punëtorëve” 1 maji.
Ajo që të bie më shumë në sy është parakalimi ushtarak dhe sloganet që mbaheshin në supet e tyre “Enver dhe Tito”, që tregonin miqësinë e madhe mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të dy vende komuniste.
Nëpërmjet një statusi shoqëruar me një foto të parakalimit të 1 Majit 1947 në qendër të Tiranës, përpara udhëheqjes së dikurshme, gazetari Dervishi shkruan:
Gjatë diktaturës komuniste, çdo 1 maj ishte bërë zakon që populli i lodhur dhe i varfër në ekstrem, parakalonte përpara udhëheqjes në bulevardin kryesor të Tiranës.
Ky parakalim që i ngjante një filmi në xhirim, ishte një shfaqje e lodhshme në të cilën skllevërit kënaqnin udhëheqjen e tyre.
Bashkëlidhur, fotoja e 1 majit 1947, parulla “Enver-Tito” pikërisht në kohën kur Shqipëria vidhej në mes të ditës nga jugosllavët e vritej e grabitej përditë nga regjimi i Enverit.
Grupi i oficerëve që po mban parullën është ai i Ministrisë së Punëve të Brendshme”.