Albspirit

Media/News/Publishing

Gardisti i 21 Janarit në listën e PS/Nxehet keq Rama me komentuesin: Kërko falje

Në listën e PS në Dibër, përflitej se pjesë e saj do të ishte edhe Agron Malaj, ish shef i Gardës së Republikës në vitin 2011, ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë e 21 Janarit, që solli viktima.

Në lidhje me emrin e Agron Malaj, një komentues, i ka shprehur Ramës pakënaqësitë e tij, edhe pse ka qenë protestues i 21 Janarit.

“Po e quan skuadër atë që i prezantove dje shqiptarëve me Agon Malajn që vrau më 21 janar, bravo të qoftë dhe gabim ke bërë që s’na vrave të gjithëve atë ditë”, shkruan komentuesi i zhgënjyer.

Ndërkohë ky koment nga vetë ish simpatizanti i tij e ka nxehur pa masë dhe Rama e ka urdhëruar atë që të kërkojë falje.

“O Artur ku e lexove apo dëgjove emrin Agron Malaj o lumadh, edhe pse ai s’ka vrarë askënd?! Shikoje prezantimin e listës së Dibrës në listën përkatëse dhe pastaj kërko falje po këtu që merresh me llafe rrugësh”, përfundon Rama.

Please follow and like us: