Albspirit

Media/News/Publishing

Ivanov pranon t’i japë mandatin Zaevit

Presidenti Ivanov ka kërkuar garanci nga Zaev se unitariteti i shtetit do të ruhet, në mënyrë që t’ia japë mandatin. Këtë e theksojnë nga kabineti i presidentit, Gjorge Ivanov, pas takimit të sotëm me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji.

“Presidenti i Maqedonisë e dënon çdo dhunë politike dhe fizike në Republikën e Maqedonisë dhe ka theksuar se vetëm nëpërmjet dialogut patjetër duhet të kërkohet zgjidhje. Presidenti Ivanov nënvizoi se nëse ekziston lidership i vërtetë nga kryetarët e partive parlamentare, pengesa politike dhe juridike për ndarjen e mandatit për formim të Qeverisë mund të tejkalohet”, thonë nga Kabineti i Ivanovit.

Sipas këtij njoftimi, Ivanov ka kërkuar ndihmë nga “SHBA si partner i Maqedonisë, për largimin e pengesave dhe të mundësohet që shumicës parlamentare t’i jepet mandati”.

“Presedanët me të cilat sillet praktike, ndërkaq jo-legalja bëhet legale i varros parimet themelore demokratike”, ka thënë Ivanov, shkruan “portalb”.

Presidenti Ivanov kërkon nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev që ta plotësojnë fjalimin publik se “bashkë me partnerët e koalicionit do të vijnë dhe do t’i sigurojnë kufijtë për përforcimin e unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jet në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”.

“Platforma nga Tirana nuk mund të jetë kusht, ose, bazë për formimin e Qeverisë së Maqedonisë. Qytetarët të qëndrojnë të përmbajtur dhe të jenë të durueshëm, pasi që ekziston zgjidhje të cilat duhet të sillen me logjikë të shëndoshë dhe dialog”.

Please follow and like us: