Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli s’i beson Hamasit, thotë se po mundohet ta mashtrojë botën me politikën e re

Grupi islamik i Palestinës, Hamas, do t’u japë fund thirrjeve për shkatërrimin e Izraelit si dhe do të heqë dorë nga shoqërimi me Vëllazërinë Myslimane, njoftojnë burime nga Gjiri Arab.

Hamasi do të njoftojë rreth këtyre ndryshimeve në një dokument për politika të reja që do ta publikojë sot, transmeton Express.

Duket se lëvizja e Hamasit ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve me shtetet e Gjirit Arab dhe Egjiptin, të cilat e cilësojnë Vëllazërinë Myslimane si organizatë terroriste, si dhe me vendet e Perëndimit, shumë nga të cilat e klasifikojnë Hamasin si grup terrorist për shkak të armiqësisë së tij ndaj Izraelit.

Please follow and like us: