Albspirit

Media/News/Publishing

‘JE SUIS ZIADIN SELA’

Sulimi  i huliganëve partiak ndaj liderit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka ngjallur reagim të fuqishëm tek shqiptarët në mbarë botën, njofton agjencia e lajmeve INA.

Edhe unë jam Ziadin Sela, është sllogani i të gjithë shqiptarëve në trojet etnike. Një numër i madhë prej tyre kanë vendosur edhe fotografin e tij në profilet në rrjetet sociale.

Sulmi barbarë ndaj tij nuk ishte i rastësishëm. Familja e Ziadin Selës historikisht kanë qenë nën thjerzën e shteteve policore sllavo-maqedonase.

Gjyshi i tij, babai dhe xhaxhai ishin të burgosur dhe persekutuar nga sllavët, për faktin se nuk kishin ndaluar kurrë së luftuari për lirinë e shqiptarëve.

Historiani Vebi Bexheti thotë se, Gjaku i derdhur i Zijadin Selës që e njomi edhe dyshemenë e Parlamentit të Maqedonisë, në të ardhmen do shërbejë si vijë e kuqe deri ku mund të lëvizin këto hijenat antishqiptare. Ai shprehet i bindur se  nuk ka fuqi që mund ta përbuzë  kauzën e Selës dhe shqiptarërisë për gjuhën shqipe dhe barazinë e plotë.

Promotheu i shtrirë e i përgjakur, u ngrit në këmbë… shprehet ai, duke treguar faktin se huliganët e regjimit kujtuan se Sela ishte i vdekur dhe se kishin arritur qëllimin e tyre.

Please follow and like us: