Albspirit

Media/News/Publishing

Mediu: Ja përse u takova me Këshilltarin e Ramës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u pa sot në kafe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin.

Nga një foto e siguruar nga “Express”, dukej Mediu dhe Agaçi duke konsumuar një kafe në zonën e Liqenit të thatë. Ata kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë duke biseduar me njëri-tjetrin.

Hipoteza të shumta u ngritën rreth këtij takimi, por i kontaktuar në lidhje telefonike nga “BalkanWeb”, kreu republikuan ka zbardhur të vërtetën.

“Në këto momente që po bisedojmë unë jam me gazetarin Lutfi Dervishi, nese doni të më bëni një foto. Unë jam fotografuar në një lokal tek shtëpia ime dhe mund t’ju them se Ëngjëlli dhe unë jetojmë në të njëjtin pallat, ndaj dhe pimë një kafe. Duhet të mos e pimë kafen tani si në kohen e komunizmit, se mos na prishet biografia? Nuk ishte asgjë, ishte një mik i përbashkët u ul ai më parë dhe pastaj ndejtëm dy minuta sëbashku”, – pohoi Mediu për “BalkanWeb”.

I pyetur mandej se për çfarë biseduan gjatë qëndrimit sëbashku, kreu i PR-së nuk kurseu ironinë: “Po flisnim për 1 Majin”.

Please follow and like us: