Albspirit

Media/News/Publishing

Oketa: Basha, politikan i ri me teza të vjetra

Pak pasi Basha ka quajtur kreun e FRD Bamir Topin si mercenarë të pushtetit, sekretari i përgjithshëm Gazmed Oketa është shprehur se ndjen keqardhje për të.

I ftuar në studion e Report Tv, Oketa tha se Bsha është një figurë politike e rë , me përgjegjësi shumë të mëdha por që ka sjellë të njëjtat politika si ato të vjetrat.

“Unë për Bashën ndjejë keqardhje pasi një politikan i ri në moshë, ka një përgjegjësi shumë të madhe, dhe ka sjellë të njëjtat politika si ato të vjetrat. Kam dyshimet e mia në fakt se ka qenë ai që e ka sjellë opozitën në këtë situatë. Idetë shterojnë, dhe fjalët gjithashtu dhe tani tenton të kapet si i mbyturi pas fijes së kashtës”, tha Oketa në Report Tv.

Duke marrë shkas nga historia politike në vend, Oketa tha se historia ka treguar se ka pasur një zgjidhje në momentet e fundit, dhe nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë të ndodh edhe sot.

“Historia politike e Shqipërisë ka dëshmuar që gjithmonë në momentet e fundit mund të ketë një zgjidhje, të urojmë që këtë radhe do të ketë”, tha ai.

Please follow and like us: