Albspirit

Media/News/Publishing

Papa Françesko: Lutemi për Maqedoninë

Kryepeshkopi Papa Françesko, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm u është drejtuar dhjetëra mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për situatën në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Françesku ka bërë thirrje për lutje dhe situatën e rëndë politike në Maqedoni pas ngjarjeve të dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë javën e kaluar. Ai ka thënë se duhet të gjindet zgjidhje për zhbllokimin e situatës dhe ekonomisë. Poashtu gjatë fjalimit të tij është lutur për të gjithë vendet që përjetojnë vështirësi, veçanërisht për Maqedoninë.

Please follow and like us: