Albspirit

Media/News/Publishing

Pas kritikave të Selamit, Bregut dhe Topallit, Mediu: Basha të konsultohet

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se tezën e bojkotimit të zgjedhjeve PD duhet ta diskutojë me strukturat e saj vendimmarrëse.

Duke komentuar deklaratat e tre deputetëve të partisë më të madhe opozitare, Eduard Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli, se PD ka shmangur strukturat nga vendimmarrja, Mediu theksoi se Basha duhet të ulet me deputetët.

Sipas Mediut, vendimmarrja për bojkotin ose jo të zgjedhjeve të 18 qershorit i takon strukturave drejtuese të PD.

“Janë tre kolegë në Parlament që i vlerësoj, kanë një eksperiencë të madhe. Sigurisht, vendimmarja në politikë duhet të funksionojë përmes forumeve. Dhe është përgjegjësi e z.Basha që të ulet dhe të analizojë kush është vendimi më i drejtë.

Please follow and like us: