Përjashtimi nga lista e kandidatëve, Kosta: Ja pse heshta…
Deputeti socialist Vladimir Kosta, pasi u la jashtë listave të partisë socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit, një ditë më parë premtoi se do të bëjë me dije fakte që tregojnë për intrigat që po thuren në këtë parti.
Por, ditën e sotme, ai është tërhequr, duke shkruar se nuk mund të flasë, pasi nuk ka dëshirë që të dëmtojë miqtë e tij që janë ende në PS.
“Përshëndetje miq! Dje deklarova se do të flisja për përjashtimin tim dhe të 26 deputetëve aktualë nga listat e kandidatëve të PS.
Në të vërtetë kam shumë për të thënë për këtë vendim jo normal të Kryesisë dhe personal të Ramës. Por nga që më dhimbset puna ime në parti dhe kam respekt për shumë miq në PS, nuk dua që qëndrimet e mia të kthehen në kosto për ta.
Socialistët do flasin në zgjedhje më qartë se kushdo tjetër për këto përjashtime nga kandidimi”, shkruan Vladimir Kosta.
Please follow and like us: