Rama naiv që bëri Metën President
Spartak Ngjela
Lufta kundër korrupsionit në Shqipërinë e sotme është pashmangësi.
Të korruptuarit duan destabilizimin e Shqipërisë
l.
Filozofi i madh amerikan, Ralph Waldo Emerson, na ka thënë se: “përpjekjet që ne bëjmë për t’i shpëtuar pashmangësisë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse na shtyjnë brenda saj”.
Ja, ky është fati i korrupsionit shqiptar: duke dashur të shpëtojë nga ndëshkimi i antikorrupsionit që sjell Reforma në Drejtësi, futet edhe më thellë në rrjetën e tij. Fati i korrupsionit tani është i përcaktuar qartë: ai do të ndëshkohet, sepse më këtë ndëshkim lidhet fati i ardhshëm i Shqipërisë.
Kot po lodhen “heronjtë” e çakërdosur dhe të trembur të korrupsiont shqiptar: kot së koti dhe fare kot.
Ajo që pamë këto ditë ishte fakti se korrupsioni, nga frika e kryeministrit shqiptar apo nga injoranca e tij, mori sërish presidencën shqiptare: Ilir Meta, kampioni i korrupsionit shqiptar, u zgjodh President i Republikës. Në fakt, këtë vend, që nga viti 2012, korrupsioni e ka pasur, por këtë herë vëtë korrupsioni e mësyu vendin personalish, për të ndryshuar fatin e tij të përcaktuar, dhe nëpërmjet një individi të urryer nga të gjithë shqiptarët: Ilir Metën,
Metë mavria mendoi se, i trembur deri në palcë nga Reforma në Drejtësi, do ta shmangë këtë Reformë më lehtë duke qënë President.
Kjo realisht është një përpjekje e kotë, por njëherësh është dhe një simptomë e qartë e turbullirës naïve të Edi Rmës. Askush nuk do të shpëtojë, sepse Shqipëria tani është e futur realisht në mendimin e sistemuar politik që Amerika dhe vetë Perëndimi ka për Ballkanin Perëndimor.
Shqipëri është sot qëndra e këtij sistemi të ri të mendimit politik amerikan, dhe politika amerikane e ka si një interes parësor.
2.
Po Sali Berisha, ç’po bën? Ky, në fakt, u mërzit, sepse e priste Ilir Metën në Çadrën e tij të ngritur kundër vetingut. Dhe tani është i hutuar: ta godasë apo jo Metën. Atje e ka shhpresën ende, dhe, një herë i thotë Metës bashkëpunëtor i Noriegës, si epiqëndra e narkotrafikut shqiptar, e mandej trembet dhe thotë që e kishte për Edi Ramën.
E shihni se nga kush po drejtohet Shqipëria sot? Nga hajdutë, të cilët tani, të trembur deri në palcë po kërkojnë destabilizimin e Shqpërisë që të shpëtojnë gjënë e vjedhur. Berisha në jerm flet dhe thërret për një “revolucion demokratik” që do ta bëjnë bazhibuzukët e tij të korruptuar. Domethënë, të tremburit hajdutë, do dalin dhe do të pushtojnë me forcë të vjedhurit prej tyre. Mendje mëse fëminore: realisht kjo është një mendje e sëmurë që kërkon të mundë politikën amerikane.
Kanë vjedhur që të gjithë, prandaj nuk kanë ku të futin kokën.
Sot destabilizimin e Shqipërisë e kerkojnë: Shkupi, Athina, Beogradi dhe Moska. Dhe të gjithë bashkë panë me epsh nga Meta president, duke shpresuar te çadra e Saliut. Dhe të gjithë kot: nuk e shmangin dot pashmangësinë – ja, ky është sekreti i kësaj kohë. Por a e kuptojnë dot këta të mjerë që luftojnë dhe thërrasin në vakum? Fare. S’e kuptojnë dot, ngaqë nuk i lë shpresa e verbër te mrekullia. Këta janë në çorientim mendor edhe në kohë edhe në hapësirë.
3.
Brenda kësaj analize, sigurisht që na del përpara kjo pyetje:
Cila është pashmangësia aktuele e destinit shqiptar? Eshtë eliminimi i korrupsionit në Tiranë dhe triumfi i çeshtjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky është thelbi logjik dhe moral i kësaj kohe
Pa shqiptarët, Amerika dhe Perëndimi, e humbasin luftën me Rusinë dhe iu vështirësohet lufta kundër terrorizmit islamik. Të gjthë këta të korruptuar në Shqipëri po presin destabilizimin e Shqipërisë, bashkë më pellgun e politikës se vendeve që përmendëm më lart. Por, e kanë të kotë. Gjithçka është vendosur. Berisha dhe çadra e tij qesharake nuk e destabilizojnë dot Shqipërinë, dhe, shqiptrët, kuptohet se nuk kanë fare një interes të tillë. Le të shkojnë ku të duan, dhe të lobojnë ku të duan, politikat e përëndimit nuk i pranojnë më: as Berishën dhe as Metën, sepse janë të hetuar dhe të provuar që, jo vetëm janë të kprruptuar, por kërkojnë edhe destabilizimin e rajonit në favor të Rusië dhe të terrorizmit lindor.
Po kryeministri shqiptar?
Ky duhet të ketë kujdes. Reformën që po bën në policinë shqiptare kuptohet se po e drejton sipas kërkesave amerikane, por nuk duhet të ketë asnjë mëdyshje. Çdo ezitim i tij, nuk do të gjykohej në politikë si naivitet, por si mosdashje për t’u bashkuar me politikën amerikane dhe perëndimore në Ballkanin Perëndimor. Përpara vërtet ka zgjedhjet politke në Shqipëri, por ato ia ka zgjidhur politika e fortë perëndimorë që e la Saliun dhe Thjeshtrin e tij në çadër dhe jashtë zgjedhjeve.
Ky proces zgjedhor është një paradë për të plotësuar Parlamentin me individët që do Reforma në Drejtësi. Asgjë më shumë. Këtë duhet të dijë Kryeministri shqiptar, dhe t’i shkojë Reformës në Drejtësi deri në fund.
Zgjedhjet reale në Shqipëri do të bëhen domosdoshmërisht pas Reformës në Drejtësi.
Një popull që ka nevojë njëqind vjeçare për drejtësi, në fillim vendos drejtësinë, dhe drjtësia, vetëm ajo, të jep pastaj mundësinë për të vendosur një sistem të drejtë demokratik në qeverisjen e vendit.