Albspirit

Media/News/Publishing

Ristani për Topallin, Selamin dhe Bregun: Kërcitjet e fundit të “shtrëngatës”

Arben Ristani ka thumbuar Jozefina Topallin, Eduard Selamin dhe Majlinda Bregun, pasi lëshuan kritika në drejtim të Lulzim Bashës lidhur me vendimin për të bojkotuar zgjedhjet.

Nëpërmjet një statusi të shkurtër në Facebook, që Ristani e ka postuar pak minuta pas deklaratave të deputetëve të PD, sekretari i përgjitshëm shprehet se këto janë “kërcitjet e fundit”, ndërsa theksoi se shtrëngata po mbaron. Ai paralajmëroi se shumë shpejt koha e bukur do të agojë.

 

Ditën e sotme, deputeti Eduard Selami kritikoi hapur linjën e drejtimit që po ndjek kreu i PD-së, Basha, ndërsa pohoi se bojkoti i zgjedhjeve dëmton rëndë Shqipërinë. Më herët ishte deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” kërkoi publikisht nga kryetari demokrat, Basha të heqë dorë nga vendimi për të mos e futur PD-në në zgjedhjet e 18 qershorit, përkundrejt edhe kërkesave të perëndimorëve.

Në këtë linjë ishte dhe deputetja Jozefina Topalli, e cila pohoi në një prononcim për BalkanËeb se: “kam kërkuar prej disa javësh mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së për të diskutuar se çfarë do të bëhet me pjesëmarrjen në zgjedhje si dhe për t’u njohur me kostot e bojkotit që lidershipi i PD ka vendosur në raport me zgjedhjet”, – deklaroi Jozefina Topalli.

Please follow and like us: