Albspirit

Media/News/Publishing

Shifra alarmante vetëvrasjesh në Shqipëri në 2016

Policia e Shtetit ka bërë publike një raport të frikshëm për sa i përket vitit 2016. Sipas këtij raporti, rreth 227 persona janë vetëvrar në total në vend. Ishte pikërisht drejtori i Policisë, Haki Çako ai që kërkoi ndërgjegjësim për këtë çështje, gjatë konferencës Shkencore “Depresioni dhe Vetëvrasja”.

“Megjithëse tre vitet e fundit në vendin tonë ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, gjithsesi ky numër mbetet i lartë.

Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje. Kontributi i kësaj konference do të ndihmojë për një njohje më të thellë të fenomenit dhe një qasje shkencore për trajtimin.

Shpresojmë që përmes një analizë të thellë, të integruar dhe sintetike kjo konferencë të bëjë një skanim të plotë të fenomenit duke filluar nga viti 1945.

Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë.

Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta”,- tha Haki Çako.

Synimi i konferencës ishte trajtimi dhe parandalimi i këtyre rasteve nga Policia e Shtetit. Sipas studimit të Policisë së Shtetit, kryesisht vetëvrasjet vijnë për shkak të problemeve financiare tek moshat e mesme dhe të moshuarit, ndërsa tek të rinjtë shpesh vetëvrasjet ndodhin për shkak të shkollës apo problemeve me partnerët e tyre.

Please follow and like us: