Si të mësoni nëse jeni fitues i Lotarisë Amerikane?
I vjen fundi muajve të gjatë plot ankth për të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikanë, DV-2018. Njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check).
Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit të E-DV-së, www.dvlottery.state.gov nga 2 maji 2017 deri në 30 shtator 2018. Kontrolli i Statusit të Regjistruarve është mënyra e vetme që do t’ju njoftojë juve për përzgjedhjen, do t’ju ofrojë udhëzime të mëtejshme sesi të vazhdoni aplikimin, do t’ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistës për vizë. Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për regjistrimin e Vizës së Shumëllojshmërisë dhe për të Kontrolluar Statusin e të të Regjistruarve (Entrant Status Check) është www.dvlottery.state.gov. Departamenti i Shtetit nuk do t’ju kontaktojë që t’ju njoftojë nëse jeni përzgjedhur.
Nga data 2 maj 2017 deri më 30 shtator 2018, opsioni për të kontrolluar do jetë në përdorim në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë.
Vetëm në rast se ju jeni përzgjedhur, do të nisë shqyrtimi i rastit tuaj, si dhe do të njopftoheni me e-maile mbi aplikimin tuaj.
Njoftim:
Për të përzgjedhurit e programit DV-2018, duhet të plotësojnë formularin elektronik DS-260. Sa më herët ta plotësoni formularin DS-260, aq më shpejt keni mundësinë e catkimit të datë së intervistës për vizë.
Caktimi i datës së intervistës varet nga dy faktorë:
- numri juaj, sa më i ulët – aq më shpejt intervista, dhe
- sa më shpejt të plotësoni DS-260 – aq më shpejt intervista. Formulari DS-260 gjendet në faqen e internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore.