Albspirit

Media/News/Publishing

Sokol Shameti: “Ejani në Shqipëri se nuk kemi sindikata”

“Ejani në Shqipëri se nuk kemi sindikata”. Pra, ejani dhe pijuani gjakun rehat atyre që merrni në punë, se nuk ka kush i mbron. Ejani dhe shfrytëzojini me kontrata kriminale ose pa kontrata fare. Punësojini në të zezë, (ose në gri). Shkelini dhe detyrojini të bëjnë punën e 4 punëtorëve duke i paguar sa gjysmë punëtori. Ejani dhe skllavërojini fizikisht dhe politikisht. Mbajini nën kërcënimin e urisë jo vetëm për t’i detyruar të shfryëzohen barbarisht prej jush, por edhe për t‘i rreshtuar të blindojnë me vota partitë e banditëve që miratojnë ligje që ju leverdisin juve. Miltantizojini pra, debilizojini. Ejani se i kemi shndërruar me sukses nga klasë e organizuar dhe e vetëdijshme për fatin e vet kolektiv, në individë predatorë që i bëjnë gropën njëri-tjetrit për të mbijetuar në xhunglën plot gracka ku i mbajmë. Ejani se janë të papërfaqësuar politikisht, nuk kanë asnjë parti që artikulon mendimin e tyre, por vetëm banda që i gënjejnë me parrulla dhe teatër. Nuk ka asnjë deputet që flet për ta. Ka vetëm sharlatanë që veshin bluza firmato me Che Guevarën për ta bërë kauzën e tyre të ngjajë utopike, e largët, ekzotike dhe qesharake. Ejani se këtu s’ka më punëtori. Falë nesh, këtu ka vetëm luftë për mbijetesë.

Please follow and like us: