Albspirit

Media/News/Publishing

Stamboll: Protestuesit përleshen me policinë, ndalohen dhjetëra persona

1 Maji në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, u shënua me përleshje mes demonstruesve antiqeveritarë e forcave të sigurisë dhe me ndalimin e dhjetëra pjesëmarrësve në tubimin e mbajtur në sheshin “Taksim”.

Masa të rrepta sigurie ishin marrë për këtë ditë që paralajmëronte trazira. Për ruajtjen e rendit, autoritetet angazhuan plot 30 000 policë. Sheshi “Taksim” është kthyer në vendin e kremtimeve të Ditës së Punëtorëve që prej vitit 1977, kur dhjetëra vetë u vranë gjatë protestave të njohura që prej atëherë si “1 maji i përgjakshëm”. Sheshi u rihap për festime nga fundi i vitit 2000, vetëm për tu mbyllur sërish në vitin 2013.

Në Tajvan, dita e 1 Majit erdhi me një marshim proteste. Mijëra vetë zbritën në rrugët e Taipeit për të shprehur pakënaqësinë e tyre me politikat e punës që po ndjek qeveria aktuale. Imitues të veshur si Presidentja Tsai Ing-wen, politikanë të tjerë e liderë të biznesit, u qëlluan me tofu, një ushqim i përgatitur nga qumështi i mpiksur i sojës.

Që prej marrjes së postit, majin e vitit 2016, Tsai këmbëngul në realizimin e reformës aspak popullore të pensioneve, që konsiderohet e një rëndësie kyçe për vendin e përballur me një ngadalësim të ekonomisë dhe plakjen e shpejtë të popullatës.

 
Please follow and like us: