Albspirit

Media/News/Publishing

Të rinjtë e djathtë europianë mbështesin kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri

PleForumi Rinor i Partisë Demokratike mori mbështetjen e të rinjve të djathtë europianë për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, të ngritura nga opozita shqiptare bashkë me qytetarët, në një qëndresë tashmë 73 ditore.
Gjatë një kongresi të mbajtur në Kroaci, të rinjtë europianë dhanë mbështetjen e tyre të plotë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
“Pa zgjedhje te lira dhe të ndershme, asnjë shoqëri nuk ka bërë progres dhe asnjë demokraci nuk ka të ardhme të sigurtë”, u shprehën ata.
“Siç u faktua në çdo palë zgjedhje të organizuara nga Edi Rama në këto 4 vite, paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit do perdorën për të blerë zgjedhjet e ardhshme. Për këtë arsye, opozita në Shqipëri me mbështetje të fortë të rinisë, po proteston prej më shumë se 70 ditësh. Sot s’ka njeri që nuk e di se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por dhe Edi Rama është i vetëdijshëm se pa patur karriken e kryeministrit, nuk mban dot pushtetin dhe paratë që u ka vjedhur shqiptarëve. Kjo është arsyeja kryesore perse ai nuk i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha kreu i FRPD, Belind Këlliçi.
Të rinjtë demokratë shqiptarë ndanë edhe shqetësime mbi rininë shqiptarë me drejtues të organizatave rinore nga vende të ndryshme të BE-së si dhe me Kryetarin e sapozgjedhur të të rinjve të EPP, Andrianos Giannou. Ata theksuan se rinia shqiptare përballet me papunësi në shifra mbi 40%, një reformë arsimore që i la jashtë universiteteve, kriminalizim e kanabizim të vendit.
“Parlamenti dhe administrata u shndërrua nga Edi Rama në strehë të krimit. Falë mbështetjes që Rama dhe drejtues të policisë i dhanë trafikantëve, Shqipëria u shndërrua në Kolumbi të Europës siç e fakton dhe raporti i DASH apo EUROPOL. E vetmja mundësi punësimi që iu dha të rinjve në qeverinë Rama ishin arat me kanabis”.

Please follow and like us: