Trump nënshkruan urdhër të ri ekzekutiv
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar sot se e ka nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv për të krijuar një këshill të ri të teknologjisë për transformimin dhe modernizimin e sistemeve të teknologjisë informative të Qeverisë së SHBA-së.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konfirmuar sot se rreth 20 shefa ekzekutivë të teknologjisë do të marrin pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë në fillim të muajit qershor për të biseduar për përmirësimin e teknologjisë informative të Qeverisë, transmeton Express.
“Amerikanët meritojnë shërbime më të mira digjitale nga Qeveria e tyre. Për ta zbatuar këtë politikë, Qeveria federale duhet ta transformojë dhe modernizojë teknologjinë e vet informative dhe mënyrën se si i përdor dhe kryen shërbimet digjitale,” thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trumpit.
Please follow and like us: