Albspirit

Media/News/Publishing

Trump thotë se Kina mund t’i ketë hakeruar email-at e demokratëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se Kina mund t’i ketë hakeruar email-at e zyrtarëve të Partisë së Demokratëve për t’u përzier në zgjedhjet presidenciale të 2016-s në SHBA, duke e thënë të kundërten e asaj që zyrtarët amerikanë të inteligjencës e kanë deri më tani.

Inteligjenca amerikane e fajsëon Moskën për orkestrimin sulmeve kibernetike ndaj demokratëve, transmeton Express.

Në një intervistë të publikuar dje, Trump nuk dha prova për të dëshmuar pohimet, së pari të bëra në prag të zgjedhjeve të 8 nëntorit, se Kina mund t’i ketë hakeruar email-at e rivalëve të tij.

“Nëse nuk mund ta kapësh një haker në akt, atëherë është shumë e vështirë të thuash se kush e ka bërë krimin”, ka thënë Trump në intervistë me CBS.

Trump ka shtuar: “Mund të ketë qenë Kina; mund të kenë qenë shumë grupe tjera”.

Please follow and like us: