Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhjet dhe biznesi, kandidatët që vijnë nga bota e parave

Edhe këtë garë elektorale, emrat e biznesmenëve nuk mungojnë në listat e dorëzuara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Në pamundësi për të siguruar dhe verifikuar çdo listë, JavaNews sjell sëpaku emrat e njohur, por edhe ata të rinj të prezantuar si sipërmarrës nga vetë partia respektive.

Lëvizja Socialiste për Integrim u ka besuar 8 nga 12 qarqet e vendit pikërisht njerëzve që vijnë nga bota e biznesit privat. Edhe pse disa muaj më parë kreu i LSI tha se nuk do të preferonte biznesmenë në lista, janë pikërisht ata që kryesojnë qarqet prej nga vijnë.

Ndërkohë, Partia Socialiste po ashtu ka mbajtur biznesmenët  “e vjetër” në listë ndërsa ka edhe prurje të reja.

Lëvizja Socialiste për Integrim

FIER
Robert Bitri – biznes ndërtimi
Nimet Musai, një emër i ardhur nga Lëvizja Çame dhe pronar i nëj biznesi fason në Patos dhe Fier

GJIROKASTËR
Vangjel Tavo

KORÇË
Pirro Kapurani, pronar i fabrikës së tjegullave dhe tullave

DIBËR
Përparim Spahiu

LEZHË
Viktor Tushaj, biznesmen ndërtimi etj
Gjovalin Kadeli

SHKODËR
Agron Çela

DURRËS
Lefter Koka

BERAT
Gledjon Rehovica

Partia Socialiste e Shqipërisë

FIER
Tatjana Piro. Është një zonjë që futet për herë të parë në Parlament.

DURRËS
Fidel Ylli
Ilir Ndraxhi, biznesmen nga Shijaku
Ledion Lako
Agim Karaj

KORÇË
Ilir Xhakolli

VLORË
Vullnet Sinaj, i katërti në listë, sipërmarrës privat
Andrea Marto

TIRANË
Sadri Abazi
Rakip Suli

SHKODËR
Paulin Sterkaj

ELBASAN
Anastas Angjeli

Please follow and like us: