Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja gjermane: Do t’i njohim zgjedhjet edhe pa PD

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz ka deklaruar sot se qeveria e saj do ti njohë zgjedhjet e 18 Qershorit edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje është vendim i trishtë. Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do ti njohim”, ka deklaruar Susanne Schütz.

Deklarata e saj është prononcimi i dytë i fortë kundër selisë blu, pas ambasadorit amerikan.

Duke folur për Zërin e Amerikës, Donald Lu disa ditë më parë tha se “zgjedhjet janë legjitime edhe pa PD-në”.

Please follow and like us: