Basha: E vërteta e lajmeve ‘Fake News’ të mediave qeveritare
Kryetari i Partisë Demokratike ka sqaruar me detaje se çfarë ndodhi një javë më parë në takimin me negociatorët McAllister-Fleckenstein dhe në mbledhjen e sotme të grupit të PD ku u zhvillua dhe një video-konferencë me zyrtarët e PPE.
Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së PD, Basha bëri me dije se vendimi i grupit është ai i zgjedhjeve të lira përmes një qeverie teknike.
Kreu i demokratëve përmendi gjithashtu edhe lajmet e rreme që ishin përhapur nga mediat qeveritare gjatë negociatave me dy negociatorët një javë më parë, çfarë propozoi opozita dhe si veproi mazhoranca.
Fjala e Lulzim Bashës:
Më lejoni ta nis me një keqardhje për FAKE NEWS në portale, një pjesë kanë prapavijë nga Rama. Jam këtu për të zbardhur mbledhjen e grupit dhe video konferencë me Presidentin e PPE dhe Hahn.
E vërteta është si vijon:
Grupi i PD u mblodh për një komunikim me Doul dhe Hahn, u përcoll shqetësimi për krizën politike dhe situatën e krimit dhe drogës. BE është e angazhuar totalisht për luftën kundër drogës, ky është një lajm i mirë, pasi PD e ka ngritur këtë jo thjeshtë si cështje, por edhe demokracisë dhe ekonomisë. E konsideroj një hap cilësor në sfodin e zbehtë të rezolutës së PE për drogën. U kthye në diskutim vëmendja e së martës së kaluar, realizoj përgjegjësitë e mia personale për mos shpjegimin në detaje të asaj që ndodhi.
Pasi u njohën me problemet u larguan nëse do të kishte zhvillime, 30 minuta më vonë u ra dakord për dy takime të vecanta te Kongreset, mua mu paraqit një dokument me tre pika, ku paraqiteshin shtyrja e zgjedhjeve më 16 korrik, zëvendësimi i 4 ministrave teknikë dhe një paketë mikse për Presidentin me konsensus, kalimit të kryetarit të KQZ te PD. Në pamë disa pika të dobishme, por oferta jonë ishte? 4 ministrat teknikë të caktuar nga Rama me miratimin tonë nuk pranua, pasi ka blerë deputetë të opozitës dhe LSI, pasi do të kthente 4 ministrat teknikë të bindur ndaj tij. Propozimi unë ishte që qeveria duhet të ishte pa Ramën kryeministër.
Përsa i përket datës, më i rëndësishëm është votimi elektronik. OSBE kishte përsëritur këngën e vjetër, që kjo nuk funksionon, por funksionon në Brazil, por edhe në vendet baltike. Në kontakte me 5 kompani europiane 46 muaj mund të mbulohet e gjithë Shqipëria me qendra biometrike. Nëse kjo nuk garantohej të shikonin për mundësinë e identifikimit elektronik. Ndava me Presidentin e PPE dhe Hahn, që pika kryesore e këtij propozimi më ishin komunikuar ditë para mbërritjes së McAllister dhe Gabriel. Ajo që u paraqit si zgjidhje, Rama ishte në dijeni para opozitës.
Gjatë video-konferencës ofrova gjithçka personale me qëllim arritjen e një marrëveshje. Ky është qëndrimi ynë pa ekuivok. Jemi gati të ofrojmë gjithçka që mundemi ne, madje dhe unë personalisht, për votën e lirë të shqiptarëve.
E papranueshme është që të identifikohet opozita si problemi, siç e përmendi Sigmar Gabrieli. Ne e kemi denoncuar, luftuar problemin. Sa i përket problemit të drogës, mirëprita institucionalisht këtë hap të BE që hedh, në një betejë parimore për Europën dhe Shqipërinë.
Ndërkohë që qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi patur asnjë propozim të vetëm. Çfarë do të bësh për kriminelët që i ke në Parlament? Si do e zgjidhësh këtë problem? Çfarë do të bësh për drogën. Asnjë përgjigje nuk ka dhënë deri më sot. Ndaj qëndrimi është i qartë. Edi Ramës i kërkohet dorëheqja. Largimi i tij për ti hapur rrugë qeverisë teknike mjafton si një garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng një komb të tërë.
Le të marrim skenarin tjetër: Merrni pjesë në zgjedhje se i zgjidhim pas zgjedhjeve punët.
Zgjidhja vjen vetëm përballjes me të vërtetën. Nëse ka propozime të cilat ofrojnë të njëjtat garanci që ne nuk i kemi dëgjuar, jemi të gatshëm të dëgjojmë. Por një gjë nuk jemi të gatshëm të bëjmë, të tradhëtojmë besimin e qytetarëve. Ne marrim peshën e plotë të përgjegjësisë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo krizë politike përmes dialogut nëse vjen. Për ne kjo është zgjidhja. Zgjidhje tjetër deri më sot nuk ka. Për ne është qeveria teknike me mandat të qartë popullor.
Vendimi i grupit është të mbështesë qëndrimin e deritanishëm të opozitës për zgjedhje të lira dhe demokratike. Me këtë vendim shkojmë në tryezën e Presidentit të Republikës. Prandaj ditën e nesërme të kontaktoj Presidentin për të parë modalitetet. Mashtrimi tjetër që i kishin bërë BE-së ishte që skadonte afati. Cfarë afati u thashë? Afati ka skaduar me kohë. Ky është realizimi dhe vendimi i grupit të PD. Me këtë vendim nesër jam i gatshëm në një orë të përshtatshme me z.Rama të marr përgjegjësitë që më takojnë.