Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Pazari i Presidentit kushtoi 35 milionë euro

Kreu i PD Lulzim Basha tha sot se zgjedhja e Presidentit të vendit ishte një tjetër Pazar i qeverisë dhe Kryeministrit Rama.

“Pazari i zgjedhjes se presidentit erdhi pas darkave dhe drekave me vere te shtrenjte, dhe pazari sipas tij ka kushtuar 35 milione euro. Derrat e pushtetit pijnë verën më të shtrenjtë duke bërë pazare në kurriz të demokracisë. Ulen pijnë dhe nga ky na del presidenti i Republikës, por kjo nuk është republika e qytetarëve shqiptarë, s’është republika e të djathtëve dhe të majtëve e gegëve, toskëve, është republika e vjetër e derrave oliogarkë që majmen me paratë e popullit shqiptar.

Në vijim Basha tha se gjithçka tjetër është teatri i kukullave që ndërton Meta për këtë histori.

“Gjithjë pjesa tjetër është teatër kukullash që Meta të vazhdojë të ruajë privilegjet, Rama të jetë kryeministër, për të gënjyer partnerët ndërkombëtarëve që këtu ka demokraci, e gjitha është gënjeshtër e madhe që luhet mbi xhepat e shqiptarëve që janë më të pashpresë se 4 vjet më parë”, deklaroi Basha.

Pak dite em pare Parlamenti miratoi 35 milioen euro per rrugen Tirane Elbasan shtese ne buxhet qe do perdoren vetem per 5 km rruge. Propozimi i Ministrit te Transporteve qe i perket LSI tronditi edhe socialistet qe fillimisht e  hodhen poshte propozimin por me pas e miratuan ne kuvend.

Please follow and like us: