Ermonela Jaho, këtë muaj në Operën Kombëtare të Washingtonit
Ermonela Jaho, sopranoja e njohur shqiptare me famë botërore, do të vazhdojë me performancat e saj që i japin gjithmonë emocion e magji publikut.
Pasi ka pushtuar teatrot e Londrës, Nju Jorkut, Bolonjës e Parisit, këtë muaj ajo do të bëjë debutimin e saj në Operën Shtetërore të Washingtonit, me rolin e saj Cio-Cio San.
Ajo do ta sjellë para publikut amerikan, në qendër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rolin në “Madama Butterfly”, shkruan KultPlus.
Me datë 5 maj, Ermonela do të ngjitet për herë të parë në skenë, ndërsa me datë 6 maj, 8, 10, 13, 15, 18 dhe 20 ajo do të reprizojë rolin e saj. Performancat e saj do të vazhdojnë më pas në Spanjë dhe në Champs Elysee në Paris.
Përpos rolit Cio-Cio San, Ermonela paraprakisht ka performuar në “La Traviata” të Verdit, “Suor Angelica” të Puccinit dhe në “Anna Bolena” të Donizetti.
Please follow and like us: