Albspirit

Media/News/Publishing

Iu hodh makina në erë, zbulohet konflikti i gruas së divorcuar, ja me kë kishte probleme

Nga hedhja në erë e makinës tip “Smart”mbrëmjen e djeshme në afërsi të Prokurorisë së Përgjithshme janë zbuluar detaje të reja.

Sipas një portali online  makina tip “Smart” të cilit iu vu tritol e shpërtheu shumë pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme është në pronësi të Bruna Aliajt një 50-vjeçare nga Tirana me profesion shitëse. Po kështu 50-vjeçarja e kishte parkuar makinën e saj si çdo herë tjetër poshtë pallatit ku jetonte e vetme, pasi prej kohësh ishte e divorcuar.

Ajo është nënë e një djali i cili jeton në Angli, ndërsa e pyetur në polici ka rrëfyer se nuk ka konflikte me njeri, përveç atyre që ka pasur kohë më parë më bashkëshortin, gjë që i çoi edhe drejt divorcit.

 

DETAJE:

 

Sipas policisë dyshohet të ketë qenë një sasi prej rreth 100 gramësh lëndë plasëse e llojit tritol. Kjo sasi tritloi është vënë nga persona ende të paidentifikuar nga policia,

Sipas “Panorama” makina ku ishte vendosur eksplozivi është në pronësi të shtetases me iniciale B.A., e cila banon shumë pranë vendit ku kishte parkuar mjetin, rreth një orë e gjysmë para se të ndodhte shpërthimi.
“Jemi njoftuar se në zonën e njohur si 9-katëshet ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip ‘Smart’ në pronësi të shtetases B.A.
Automjeti ka qenë i parkuar dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasie të vogël lënde eksplozive. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”, tha mbrëmë zyrtarisht Policia e Tiranës.

Po kështu pronarja e mjetit është pyetur paraprakisht në vendngjarje, duke deklaruar se nuk ka probleme me njeri. Më tej ajo ka thekuar se kjo mund të jetë edhe një ngatërresë.

 

Please follow and like us: