Mediat greke: Presidenti Meta ka qëndrime më të moderuara se Rama për Çamërinë
Gazeta greke “Kathimerini” ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe Shqipëri lidhur me qëndrimet që po mban qeveria e Athinës.
Kjo gazetë shkruan se Greqia ndihet disi më e lehtësuar pas zgjedhjes së Ilir Metës president, pasi qëndrimi i tij lidhur me pretendimet e komunitetit çam janë shumë herë më të moderuara sesa qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, që Kathimerini e konsideron armiqësor.
Kathimerini shkruan edhe për situatën në Maqedoni dhe zbulon se Athina mbështet zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit dhe se shpreson që reagimi i Berlinit do të ulë tensionet në vendin fqinj.
Please follow and like us: