Albspirit

Media/News/Publishing

Petro Koçi: Votat tona për PS, ja pse nuk u regjistruam në zgjedhje

Kryetari i PSV 91 Petro Koçi ka shpjeguar arësyet se përse partia që ai drejton nuk u regjistrua në KQZ për të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Ai nënvizon faktin, se për arësye të taktikës elektorale, mund të ishte regjistruar vetëm në koalicion me PS për të ushqyer përkrah saj një fitore sa më të madhe të koalicionit të majtë.

Dalja më vete e shumë partive të majta do të shpërndante votën ndaj PS dhe për këtë arësye Koçi nënvizon faktin se të gjitha votat duhet të përqëndrohen tek PS.

Në këto kushte, ai falenderon të gjithë krerët e listave të kandidatëve për deputetë dhe kandidatët për deputetë sipas qarqeve për gatishmërinë dhe përkushtimin.

Nga ana tjetër bën thirrje që të gjitha votat e PSV 91 të shkojnë për PS në zgjedhjet e 18 qershorit.

1. PSV 91 nuk u rregjistrua per te marre pjese ne zgjedhjet e 18 Qershorit per arsye te taktikes elektorale.

2.Ne rrethanat e krijuara pas pamundesise se rregjistrimit te koalicioneve parazgjedhore pjesemarrja e shume subjekteve te majta socialiste ne proces e demton rezultatin elektoral te forces se pare politke PSSH dhe punon ne te kundert te garancise se drejtes se propozimit te kryeministrit.

3.Pra kur subjektet rrregjistrohen secila vetmas atehere vota duhet te perqendrohet tek subjekti kryesor qe te fitohet e drejta e kryeministrimit.

4.Nisur nga kjo logjike cdo vote per PSV 91 do te perqendrohet te PSSH.

5.Nese ne 19 Prill do ishin rregjistruar koalicionet parazgjedhore atehere do te duheshin sa me shume subjekte politike ne krah te PS per te ushqyer fitoren e sigurt te zgjedhjeve.

6.E gjithe kjo ka kuptim duke llogaritur qe PD do te mund te behet pjese e procesit dhe te heqe dore nga veteperjashtimi.

7.Falenderoj kryesuesit e listave me kandidate per deputete te PSV 91 ne qarqet Tirane, Durres, Elbasan, Lezhe, Korce etj per potencialin, gadishmerine, punen pergatitese, bashkepunimin dhe mirekuptimin e deshmuar”, deklaron kreu i PSV 91, Petro Koçi.

Please follow and like us: