Albspirit

Media/News/Publishing

PPE konfirmohet në krah të Bashës: Zgjidhje politike për të siguruar zgjedhje demokratike

Joseph Daul ka bërë një deklaratë sonte pas videkonferencës me Bashën dhe grupin parlamentar demokrat duke konsoliduar qëndrimin e BE në favro të opozitës dhe argumentave të saj por ndërkohë duke shtuar këmbënguljen për zgjetjen e një zgjedhjeje pikërisht për të siguruar zgjedhje të lira dhe demokratike.

Deklarata është qartësisht një prevalim i argumentave të Bashës në zyrat më të rëndëishme të politikës europiane.

Ja deklarata e plotë:

Shqipëria duhet të gjejë një zgjidhje politike për të siguruar zgjedhje demokratike

Pas një bisede telefonike me Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH), Lulzim BASHA dhe grupin parlamentar të PDSH, Presidenti i PPE Joseph DAUL bëri deklaratën e mëposhtme:

“Kam pasur një shkëmbim të frytshëm dhe të sinqertë të pikëpamjeve me Kryetarin e PDSH-së Lulzim Basha dhe grupin parlamentar të PDSH-së. Objektivi i videokonferencës së sotme ishte para së gjithash thirrja drejt partisë sonë anëtare në Shqipëri që të kontribuojë në mënyrë konstruktive drejt një zgjidhje që çon në pjesëmarrjen e PDSH në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në ruajtjen e qetësisë dhe përmbajtjes nga çdo lloj dhune.

PPE dhe partia e saj anëtare PDSH ndajnë mendimin se një luftë më e fortë kundër drogës është vendimtare si për Shqipërinë ashtu edhe për BE. Unë përgëzoj partinë tonë anëtare për vënien e luftës kundër drogës në krye të axhendës politike. Në lidhje me këtë, pajtohem dhe do të mbështes, se BE duhet të forcojë monitorimin e zbatimit të planit të veprimit 2017-2020 për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për më tepër, BE duhet të forcojë mbështetjen e saj financiare për përfundimin e anketës ajrore të të gjithë territorit shqiptar me qëllim identifikimin e plantacioneve të kanabisit dhe monitorimin e shkatërrimit të tyre.

Regjistrimi dhe pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme të të gjitha palëve është e domosdoshme. Gjithashtu kam përsëritur se asnjë bojkot i zgjedhjeve apo i Parlamentit nuk janë aspak në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian apo të PPE-së. Në këtë kontekst unë u sigurova nga PDSH se partia do të angazhohet në negociata të mëtejshme konstruktive me shumicën qeverisëse në mënyrë që të gjejë një zgjidhje për këtë qëllim.

Për më tepër, unë theksova se kompromisi i propozuar nga nënpresidenti i PPE-së, David McAllister, javën e shkuar përcaktoi prioritetet e duhura për të siguruar që zgjedhjet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë drejtim, u bëj thirrje të gjitha palëve të angazhohen sinqerisht në gjetjen e një zgjidhjeje politike”.

Please follow and like us: