Albspirit

Media/News/Publishing

Sot takohen Putin dhe Merkel, do të diskutojnë për Sirinë dhe Ukrainën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet sot me Vladimir Putinin në Rusi, për herë të parë që nga viti 2015.

Takimi, në rezidencën verore të Putinit në Sochi, vjen në një moment kur marrëdhëniet dypalëshe rreth luftës në Siri dhe aneksimit rus të Krimesë janë në një pikë të ulët, transmeton Express.

Ata pritet të diskutojnë të dy çështjet – por nuk pritet ndonjë përparim i rëndësishëm.

Ndërkohë nesër, Putin do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë përkeqësuar qëkur Rusia e aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, me Gjermaninë që është forca shtytës pas sanksioneve të BE-së të vendosura kundër Rusisë si kundërpërgjigje.

Please follow and like us: