Zaev: Ekzistojnë skenarë të organizuar të përgjakshëm
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev porositi të martën se pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, duhet të pasojë zgjedhja e qeverisë së re me në krye LSDM-në.
Zaev në bisedë me ambasadorin e BE-së në Shkup Samuel Zhbogar dhe ambasadorët e disa vendeve evropiane tha se kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe së shpejti Xhaferi presidentin e Maqedonisë George Ivanov do ta informojë se ekziston shumica e deklaruar në Parlament, me çka do ta obligojë që lideri i LSDM-së të verifikojë mandatin për përbërjen e qeverisë.
“Me retorikën e dhunshme të organizatorit të protestave dhe porosive të dërguara përmes rrjeteve shoqërore inkurajohet jo qetësi dhe përhapen gënjeshtra, gjë e cila dëshmon se ekzistojnë skenarë të organizuar dhe të përgjakshëm të parandalimit të rendit kushtetues përmes aktiviteteve terroriste. Dënimet për këto përfshijnë edhe burgim të gjatë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.