Albspirit

Media/News/Publishing

Bruksel, formohet Grupi i Miqësisë Kosovë-Parlamenti Evropian

Me takimin sot në në Bruksel  të ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, me eurodeputetë, u formua edhe zyrtarisht Grupi i Miqësisë ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kosovës.Ministri Hoxhaj falënderoi Ulrike Lunacek dhe eurodeputetët e tjerë për bashkëpunimin dhe konkretizimin e kësaj ideje të nisur muaj më parë.

2 Grupi i miq“Sot ka qenë një ditë e veçantë në Parlamentin Evropian meqë është themeluar grupi i miqësisë në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës, që do të jetë një platformë e mirë e mbështetjes së Kosovës në axhendën evropiane. Ndërsa, kam pasur mundësinë edhe që të raportoj për zhvillimet në Kosovë pranë Komisionit për Politikë të Jashtme dhe të kërkoj mbështetjen e shumë deputetëve të parlamentit evropian për liberalizimin e vizave”, tha Hoxhaj.Eurodeputetja Ulrike Lunacek ka vlerësuar se formimi i Grupit të Miqësisë është një ngjarje e rëndësishme pasi që mund të zhvillohen takime dhe debate jo formale për tema të ndryshme të rëndësishme.“Formimi i Grupit të Miqësisë është i rëndësishëm sepse nënkupton që do të ketë mundësi të zhvillohen takime dhe debate joformale me njerëz si ministri Hoxhaj, apo shefat e Komisioneve Parlamentare për Integrime dhe Punë të Jashtme ku do të mund të diskutohen temat në mënyrë më joformale”, deklaroi Lunacek.Deputetët kosovarë, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Njomza Emini  dhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reqica e kanë vlerësuar të rëndësishëm formimin e këtij grupi dhe nevojën e bashkëpunimit sa më të afërt me europarlamentarët.Kryediplomati kosovar, Hoxhaj ka zhvilluar një takim me deputetët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian – AFET, të cilët i ka njoftuar për progresin në axhendën evropiane, procesin e liberalizimit të vizave, si dhe kanë diskutuar për pesë vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Please follow and like us: