Albspirit

Media/News/Publishing

“Është më e lehtë të trokasësh të ‘fortin e lagjes’, por më fisnike është të rreshtohesh në një llogore me të pambrojturin”

Aktori i humorit Julian Deda kohën e fundit është përfshirë shumë në atmosferën e krizës politike që ka kapluar vendin, në këtë prag zgjedhjes ku asgjë nuk është më e qartë, madje as data e zhvillimit të zgjedhjeve. Kjo për shkak të vendimit të opozitës për të mos marrë pjesë nëse nuk krijohet një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Julian Deda shpreh mendimin se është më e thjeshtë të mbështetësh të “fortin e lagjes” që në këtë rast është Edi Rama, sesa të pambrojturin. Por ai zgjedh të mbështesë të dytin.

“Mes Rames qe ben arrogantin dhe nuk leshon pe dhe Bashes qe nuk terhiqet, une mbeshtes Lulin, qe i qendron besnik kauzes. Te duartrokasesh Ramen sot, qe eshte me i forti i lagjes eshte me e thjesht dhe me e sigurte.

Me e veshtire, por me fisnike eshte te rreshtohesh ne nje llogore me te pambrojturin, me ate qe te vetmen “arme” ne dore, ka fjalen. “, shprehet Deda.

Aktori i humorit shton gjithashtu se Shqipëria ka nevojë për opozitën dhe shton se është përgjegjësi e kryeministrit Rama që të ofrojë kushtet optimal për kundërshtarin që të marrë pjesë në zgjedhje.

“Nje gje eshte e sigurte, Shqiperia ka nevoje per opoziten dhe jo nje opozite dosido dhe te sajuar si derivat i pushtetit, por per opoziten prej verteteti dhe ajo prej verteti, duam apo s’duam ne, eshte Partia Demokratike e Shqiperise me mbi 100 mije anetaret dhe rreth 600 mije mbeshtetesit e saj ne te gjithe Shqiperine.

Dhe harrojini thashethemet, ai qe nuk e do opoziten ne Parlament, ai qe vertete po ben genocid elektoral eshte vetem Kryeministri aktual. Kjo nuk eshte aspak nje gje e mire. Rama eshte ne krye te nje shteti demokratik dhe eshte i detyruar te krijoje kushtet optimale per kundershtarin politik, qe ai te garoje i sigurte dhe i pa frikesuar nga supermacia e shtetarit. Te kunderten bente vetem Enveri. Pra eshte pergjegjesi e tij personale nese ky vend ndodhen ne kete krize jo vetem politike.

Kujdes, mos lejoni t’ju hedhin hi syve. Vendi eshte çorap, ne kaos, ne kolaps si pasoje e keqqeverisjes dhe mos ruajtjes se balancave te nje shteti normal dhe jo per shkak te nje opozite qe ngre kauza jetike.”, shton aktori.

Këto deklarata të Dedës vijnë pak orë pas takimit Rama-Basha, të negociuar nga presidenti i Republikës Bujar Nishani. Takim i cili deri më tani nuk ka dhënë shenja se është arritur në një marrëveshje për të zgjidhur ngërçin politik.

Please follow and like us: