Hillary Clinton: Rusët dhe FBI frikësuan njerëzit që do të votonin për mua
Hillary Clinton ka folur publikisht për humbjen ndaj presidentit Donald Trump , duke pretenduar se ajo do t’i kishte fituar zgjedhjet po të mos ishte për drejtorin e FBI-së, James Comey dhe “hakerat rus” të cilët, sipas saj, frikësuan mbështetësit e kandidates.
Duke folur në një drekën e organizate për të drejtat e femravetë martën, Clinton akuzoi edhe presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrjen në zgjedhje, shkruan “Reuters”.
“Nëse zgjedhjet do të ishin mbajtur më 27 tetor unë do të isha presidentja juaj”, u shpreh ish-sekretarja e shtetit.
Clinton u pyet nëse kishte marrë ndonjë përgjegjësi personale për humbjen e saj.
“Sigurisht që kam marrë përgjegjësi personale. Unë jam shumë e vetëdijshme për sfidat, problemet, mangësitë që kemi pasur. Por unë po shkoja drejt fitores derisa ndërhyri Jim Comey, më 28 tetor dhe ‘WikiLeaks-i rus’ ngriti dyshime në mendjet e njerëzve që ishin të prirur të votonin për mua….. por ata u frikësuan”, u shpreh Clinton