Albspirit

Media/News/Publishing

Lista më e “çmendur” e kandidatëve në Shqipëri

Rrezart Lahi

Dje ne “shtëpinë” e Sfidës në Tiranë u mblodhëm një pjesë e atyre shqiptarëve që kanë guxuar të kandidojnë dhe sfidojnë secilin politikan në parlamentin e ardhshëm. Këta qytetarë dje folën me pasionin për të rregulluar këtë vend, me idetë e tyre praktike dhe akademike, me mllefin për momentin ku e kanë degëdisur politikanët e vjetër këtë vend kaq të bukur. Në këtë sallë të mbushur me energji pozitive kishte kompozitorë, ekspertë të ekonomisë, jurist pasionantë, pedagogë, doktorë shkencash, të rinj të sapodiplomuar nga univeristetet më të mira të botës por të zhgënjyer nga pritja që i kishte bërë vendi i tyre.

Një pasuri fantastike e këtij vendi që deri dje ishte në dilemën për t’a braktisur apo jo këtë vend. Por sot të gjithë besojmë se vetëm NE e jo politikanët mund ta ndryshojmë këtë vend duke ndryshuar politikën. Eshte fakt që për herë të parë në historinë shqiptare 140 kandidatët për parlament u vetë-propozuan dhe pasi kaluan shqyrtimin e një komisioni etike u votuan nga antarët elektronikisht (permes sistemit electionrunner.com), me listave të hapura duke përcaktuar kështu edhe rënditjen në cdo rreth. Eshtë fakt që kjo listë nuk ishte as e mbushur me biznesmenë që kanë përfituar dhe abuzuar me paratë e taksapaguesve. Eshtë fakt që kjo listë nuk ishte plot me drejtorë të administrates apo me gratë e gangstierëve në rrethe.

Eshtë fakt që asnjë prej kandidatëve nuk janë emëruar nga kryetari Hektor Ruci dhe madje pjesa më e madhe e tyre e takuan dje për herë të pare. Në fakt nëse listat e e kandidatëve për deputetë që kemi parë deri tani konsiderohen normale kjo listë mund të quhet lista me e çmendur e kandidatëve për deputetë.

Please follow and like us: