Luan Rama-Kryemadhit: Nuk kam marrë vendime për pagesë gjobash
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama i është përgjigjur kërkesës që Monika Kryemadhi bëri në adresë të tij. Par disa ditësh Kryemadhi publikoi një status ku kritikonte vendimin e Ramës për të paguar gjobën që KQZ kishte vendosur ndaj LSI-së për shkak të vendosjes së 3 vajzave rrjesht në listën e saj për Tiranën. Ajo e ka cilësuar deklaratën e Ramës si të gabuar duke u shprehur se tregonte pabarazi gjinore. Rama nga ana tjetër është përgjigjur duke u shprehur se nuk e ka marë atë vendim pasi mbi të gjitha nuk ka kompetencën e duhur.
Përgjigja e plotë e Luan Ramës:
Monikë e dashur! Duke mos qenë aspak në diskordancë me shqetësimin tënd parimor për çështjen e barazisë gjinore, madje, duke qenë në avanguardë të angazhimit për krijimin e te gjitha hapësirave ligjore për një prani më të madhe të grave dhe vajzave, jo vetëm nëpër lista, por në të gjitha forumet e përfaqësimit politik, publik dhe intelektual, e gjej me vend te nënvizoj se unë nuk kam marrë asnjë vendim (sepse edhe të dua nuk e kam ketë atribut!), në lidhje me pagesën ose jo të gjobës qe eventualisht mund te vendosë KQZ në zbatim të ligjit, për vendosjen e tre vajzave në krye te listës së LSI-së për qarkun e Tiranës.
Unë vetëm i jam përgjigjur interesimit të gazetarit të Standard-it në lidhje me mundësinë që KQZ ti vendosë një gjobë LSI-së për shkeljen e ligjit për praninë e tre vajzave ne rend të parë në listat e kandidimit për Tiranën. Me konkretisht po risjell fjale për fjale, pra pa asnjë ndryshim qëndrimin që unë kam mbajtur: “Paradoks i ligjit! Po është një “gjobe” që ja vlen ta paguash për shkak te mesazhit që përcjell dhe vlerës që përfaqëson lista e LSI-së në qarkun e Tiranës”.
Siç mund te vihet re krejt lehtësisht, unë as kam vendosur e as kam marrë përsipër të paguaj ndonjë gjobë! Por bashkë me forumet e LSI-së kam miratuar përbërjen e listave, te cilat në fakt do të doja që edhe në qarqet e tjerë të ishin si lista e Tiranës! Miqësisht, Luan Rama.